A ka fuqi Albin Kurti ta ç’kap shtetin e Kosovës? Flet kandidati i VV-së për deputet

Aktuale

A ka fuqi Albin Kurti ta ç’kap shtetin e Kosovës? Flet kandidati i VV-së për deputet

Nga: N. H Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:18
Albin Kurti

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëherit kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e VV-së, Liri Loshi, ka bërë me dije se të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se e kapin popullin.

Loshi përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se Albin Kurti dhe partia e tij do ta bëjnë ç’kapjen e shtetit.

“Jam i sigurt se do ta bëjmë, sepse aty ku gabojmë ne është OPOZITA të na monitorojë, është shoqëria civile, janë MEDIAT, por mbi të gjitha është POPULLI ai që do të na përkujtojë motivin e gjithë këtij vullneti të zjarrtë. Një çkapje KREJT dhe DREJT. Dhe, PËRGJITHMONË”, shkruan ai.

Ja postimi i tij:

Image
Liri Loshi

Të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se e kapin POPULLIN. Populli nuk kapet.

E sidomos DIASPORA nuk kapet hiç. Prandaj flini mendjen se Albin Kurti dhe Vetëvendosja do ta çkapin shtetin për ta kapur vetë.

Populli dhe diaspora duan çkapjen e shtetit njëherë e mirë.

Jam i sigurtë se do ta bëjmë, sepse aty ku gabojmë ne është OPOZITA të na monitorojë, është shoqëria civile, janë MEDIAT, por mbi të gjitha është POPULLI ai që do të na përkujtojë motivin e gjithë këtij vullneti të zjarrtë. Një çkapje KREJT dhe DREJT. Dhe, PËRGJITHMONË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat