​PDK prezanton Planin për Rimëkëmbjen e Sundimit të Ligjit: Do të themelojmë Byronë Kombëtare të Hetimit

Aktuale

​PDK prezanton Planin për Rimëkëmbjen e Sundimit të Ligjit: Do të themelojmë Byronë Kombëtare të Hetimit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:18
Abelard Tahiri

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri ka prezantuar Planin për Rimëkëmbjen e Sundimit të Ligjit, prioritet i të cilit do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë prezantimit të këtij plani, Tahiri ka theksuar se në qeverisjen e PDK-së në 100 ditët e para do të themelohet Byroja Kombëtare e Hetimit.

Tahiri: Brenda 100 ditësh do të themelohet Byroja Kombëtare e Hetimit

"Byroja Kombëtare e Hetimit është koncept i një strukture hetimore të specializuar që do të ketë policë, prokurorë e hetues, të cilët do t’i japin llogari vetëm Byrosë dhe ligjit. Askujt tjetër jashtë saj. Puna e vetme e kësaj Byroje do jetë luftimi i korrupsionit, ndjekjes së financave të dyshimta, identifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme e të pashpjegueshme të çdo politikani e çdo zyrtari të lartë për të cilin ka dyshime.", tha Tahiri.

Sipas Tahirit, kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që e konsiderojnë veten të paprekur nga drejtësia.

Tahiri:Brenda 100 ditëve të para do të nisim shtimin e numrit të prokurorëve

"Byroja Kombëtare e Hetimit, do ua presë këtë rrugë duke ua gjurmuar e konfiskuar pasurinë që e kanë fshehur në parajsat e krimit. Krahas kësaj Byroje, ne do t’i mbështesim edhe mekanizmat tjerë në luftë kundër korrupsionit. Brenda 100 ditëve të para do të nisim shtimin e numrit të prokurorëve vecmas në departamentet kudnër korrupsionit dhe atyre për hetimin e krimeve të luftës", tha ai.

Ish-ministri i Drejtësisë, tha se planipër Rimëkëmbjen e drejtësisë dhe sundimit të ligjit bazohet në katër shtylla.

Tahiri: Plani për Rimëkëmbjen e drejtësisë dhe sundimit të ligjit bazohet në katër shtylla

"Plani për Rimëkëmbjen e drejtësisë dhe sundimit të ligjit bazohet në katër shtylla: 1. Lufta Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; 2. Reforma strukturore dhe integriteti i Organeve të Drejtësisë; 3. Thellimi i reformave për koordinim dhe përmirësim të performancës në rend dhe ligj dhe 4. Qasja në drejtësi", tha ai.

Tahi u shpreh i bindur se nga 14 shkurti do ta rikthejnë shtetin ligjor në rrugën e duhur, për ta bërë këtë ai tha se kanë vullnet dhe plan, andaj kërkoi votën e të gjithë qytetarëve të vendit.

Tahiri: Përvoja e hidhur nga qeveria Kurti e Hoti duhet të marrë fund

"Të dyja qeveritë e mashtrimit të madh, jo vetëm që e kanë ndalë punën e mirë, por e kanë degraduar komplet konceptin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Republikën tonë. Të dashur qytetarë, kjo përvojë e hidhur dhe e mbrapshtë që e pamë nga qeveria Kurti e Hoti duhet të marrë fund. Duhet të frenohet kriminaliteti dhe pasiguria totale që ka përfshirë rrugët dhe qytetet tona. Duhet të luftohet seriozisht krimi e korrupsioni e jo të shantazhohen organet e drejtësisë. Duhet të vazhdojmë reformat që na ofrojnë me integrimin. Sot më shumë se kurrë sistemit të drejtësisë në Kosovë i duhet rimëkëmbja. Prandaj, na duhet mbështetja e juaj më 14 shkurt", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat