​Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Aktuale

​Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:27
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka kërkuar sot nga partitë politike që të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, duke përkujtuar se e ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, sot më herët ambasadorët e shteteve të Kuintit u bënë partive politike dhe kandidatëve për deputet që të përfshihen në një garë të ndershme dhe të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat