Demi: Që 1 vit gastronomia e mbyllur, tani partitë të njëjtat lokale i përdorin për fushatë

Aktuale

Demi: Që 1 vit gastronomia e mbyllur, tani partitë të njëjtat lokale i përdorin për fushatë

Nga: G.B Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:53
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka reaguar për fushatën që po e bëjnë partitë politike, ku po shfrytëzojnë dhe lokalet që organizohen dasma e ahengje të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se që një vit gastronomia është e mbyllur dhe me masa kufizuese e dënime, ndërsa tani partitë po i përdorin të njëjta lokale, për t'i mbushur me simpatizantë, pa asnjë kufizim, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kështu humbet dhe besimi në institucione.

Postimi i tij i plotë:

Qe një vit gati gastronomia mbyllur e me masa kufizuese e me dënime, e vjen fushata e partitë i përdorin të njëjtat lokale për me i mbushë me simpatizantë, pa asnjë kufizim.

Ku mos me humb besimin në institucione pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat