Haziri tregon se me kë nuk do të ‘dashurohet’ LDK më 14 shkurt

Aktuale

Haziri tregon se me kë nuk do të ‘dashurohet’ LDK më 14 shkurt

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:56
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se me kë do të bëjë koalicion partia e tij pas 14 shkurtit.

Në një deklaratë të shkurtër Haziri ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht.

Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK’në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat