Plaku qe ia mbylli gojën Ramush Haradinajt, tash po merr pjesë në tubimet e Vetëvendosjes

Aktuale

Plaku qe ia mbylli gojën Ramush Haradinajt, tash po merr pjesë në tubimet e Vetëvendosjes

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:24
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ish-minatori Bahtir Istrefi nga Mitrovica u bë i famshëm më 2019 kur u përplas me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjatë një debati të mbajtur në Mitrovicë, Istrefi e pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”. Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj kishte reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se “është marre për të që të flasë ashtu”. Pas përplasjes, Istrefi kishte deklaruar se Haradinaj as nuk ia kishte zgjatur dorën, në fund.

Bahtir Istrefi tash po shihet në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje që po mbahen nëpër shtëpi, e ku po merr pjesë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe kandidatët e partisë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Istrefi, me prejardhje nga fshati Bajgorë, kishte qenë minator në minierën e Trepçës dhe pjesëmarrës në grevën e famshme të minatorëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat