”Shtet Ndërtuesit”, Pacolli prezanton tjetër slogan në kuadër të garës brenda listës së LDK-së

Aktuale

”Shtet Ndërtuesit”, Pacolli prezanton tjetër slogan në kuadër të garës brenda listës së LDK-së

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:01
Slogani i AKR

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar dhe një slogan tjetër në kuadër të garimit në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Shtetin e kemi bërë. Tash na duhet ta ndërtojmë”, ka shkruar Pacolli mes tjerash ndërsa ka ndarë me miqtë dhe simpatizantë në facebook sloganin e ri në të cilin dhe figurojnë detaje të logos së AKR-së po ashtu.

Ndryshe nga ajo e prezantuar nga Avdullah Hoti, kandidat i tyre për Kryeministër, slogan në të cilin shkruan ”Shteti.Shtet.”,  kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, prezanton në të njëjtat ngjyra, slogan tjetër në të cilin shkruan ‚”Shtet. Ndërtuesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat