Dëmtohen urat, nga vërshimet në Dobroshec të Drenasit

Aktuale

Dëmtohen urat, nga vërshimet në Dobroshec të Drenasit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

“Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit  në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre”, thekson komunikata e lëshuar nga komuna e Drenasit.

Tutje kjo komunë njofton qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat