Gecaj, Mushkolajt: Me ne shteti do të jetë padyshim shtet, e sa për dimër shohim e bëjmë

Aktuale

Gecaj, Mushkolajt: Me ne shteti do të jetë padyshim shtet, e sa për dimër shohim e bëjmë

Nga: A.SH Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:16
Bajram Gecaj

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me sloganin e LDK “Shteti, shtet”, duke shkruar ai “Dimëri, dimër”.

Për këtë ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj duke thënë se, viteve të fundit dimri vërtetë nuk është dimër, shkaku i ngrohjes globale, dhe sipas tij kjo krahasimisht i bie që, shkaku i ngrohjes politike (populizmit), disa nuk e trajtojnë as “Shtetin. Shtet.”!

Postimi në Facebook:

“Dimri. Dimër”, tha! ... e pasi që viteve të fundit Dimri vërtetë nuk është Dimër, shkaku i ngrohjes globale, kjo krahasimisht i bie që, shkaku i ngrohjes politike (populizmit), disa nuk e trajtojnë as “Shtetin. Shtet.”! Me ne Shteti. do të jetë padyshim Shtet., e sa për Dimër shohim e bëjmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat