“Albin Kurti financohet nga Serbia”, “shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut: Sami, Albini nuk ka vra shqiptarë duarlidhur

Aktuale

“Albin Kurti financohet nga Serbia”, “shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut: Sami, Albini nuk ka vra shqiptarë duarlidhur

Nga: N.Sh Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:21
Sami Lushtaku

Një reagim i ashpër është bërë në drejtim të Sami Lushtakut.

Ky reagim ka ardhë si pasoj e një deklarate të Lushtakut i cili kishte thënë se Albin Kurti financohet nga Serbia.

E kjo ka bërë të shpërthej ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Lushtaku po gënjen kur thotë se Kurti financohet nga Serbia.

Ish-agjenti i SHIK-ut, në reagimin e tij, shkruan se, Albin Kurti nuk ka vra shqiptar duarlidhur të UÇK-së.

Miftari në reagimin e tij tutje shkruan se, Albini nuk ka qenë në burg as për dhunime, as nuk ka ble tokë, as nuk ka ferma, banesa e fabrika.

Tutje Miftari thotë se Albini mundet me dal edhe më i keq se të gjithë të tjerët bashkë, por shton se nuk është askush profet me ditë të ardhmen.

Reagimi i plotë:

Nuk është Drenica pronë private

Sami ky Albin Kurti që ja paske fut rrenës nga shpati kinse merr donacione nga Serbia nuk ka vra ushtarë duarlidhur të UÇK për probleme banale private.

Albini nuk ishte as milioner, Albini as në burg për dhunime nuk kishte qenë kurrë, interesant as toka ka 50 euro nuk kishte blerë nga AKM, Albini ishte fukara nuk kishte as shtëpia, as dhjetëra banesa, as ferma, as fabrika, as tenderë në KEK nuk kishte marr gjer sot, nuk kishte as dhjetëra dashnore!

Boni fushat të ndershme është e drejt por mos gënjeni për qiellit mos etiketoni pa lidhje njerëz konkurrentet u juaj politik që nuk janë të tillë, edhe ju vet e di at punë, nuk ju beson askush më Sami qe 20 vite u pa korrektësia dhe u pa burrnia e të gjithë juve!

Ndoshta Albini del edha ma i keq se tanë ju bashkë, por ne nuk jem profet as zot me dit çka do të ndodh me të të ardhmen si do të sillet z Kurti, mjafton që Kurti vetëm mos sillet sikur jeni sill ju ndaj Kosovës ndaj popullatës tonë të gjithë të tjerët siç jeni sjell që 20 vite rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat