Acarohen përplasjet, Krasniqi-Pecit: Shërbëtor i shërbëtorës, thjeshtë po imiton militantët e...!

Aktuale

Acarohen përplasjet, Krasniqi-Pecit: Shërbëtor i shërbëtorës, thjeshtë po imiton militantët e...!

Nga: A.Morina Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:45
Frashër Krasniqi

Partia Socialdemokrate (PSD) ka “përuruar” zyrën e presidencës si nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj, këtij veprimi ka reaguar këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci i cili u shpreh se reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri.

“Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën. Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.

Kurse, zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur menjëherë ironizimeve të Pecit.

Krasniqi e ofendoi Pecin duke e quajtur shërbëtor i shërbëtores.

“Nejse, Fatoni s'i kupton këto, ai thjeshtë po imiton militantët e VV-së dhe Liderin Suprem. Është koha për t'iu dëshmuar këtij të fundit”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Faton Peci paska reaguar ndaj PSD-së.

Faton Peci, i cili nuk është vetëm kopje. Ështe kopje e kopjes. Nuk është vetëm shërbëtor. Është shërbëtor i shërbëtores.

Prandaj edhe argumentet i ka kopje të argumenteve të VV-së: nëse s'mund ta kalosh pragun, s'ke të drejtë të flasësh. Nëse s'je me KREJT, s'je fare.

Por pushtetet që i kanë marrë KREJT janë pushtete me përfundime krejt të zymta e ngulfatëse për barazinë, zhvillimin, demokracinë e liritë qytetare. Janë pushtete ku kryeministri e ka në dorë presidentin, shtetin, institucionet... KREJT. Janë pushtete që irritohen nga njerëzit e "mbetur" jashtë KREJT-it.

Ama janë pushtete që sado të shtypin, rezistencën s'mund ta zhdukin.

Nejse, Fatoni s'i kupton këto, ai thjeshtë po imiton militantët e VV-së dhe Liderin Suprem. Është koha për t'iu dëshmuar këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat