Haradinaj për vendimin e PZAP-it, paralajmëron ankesë në Supreme

Aktuale

Haradinaj për vendimin e PZAP-it, paralajmëron ankesë në Supreme

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:20
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të PZAP-së i cili i jep të drejtë KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook e ka nënvizuar rastin e infektologut Shemsedin Dreshaj, i cili sipas zyrtarëve të partisë së tij ka pasur gjobë në trafik dhe jo dënim për ndonjë vepër penale.

Ai ka thënë se për këtë çështje, partia e tij do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Postimi i plotë:

Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt.

Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim.

Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbesim me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë.

Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat