Hoxhaj viziton bizneset në Drenas, premton 500 milionë euro ndihmë direkte për bizneset dhe 300 euro pagë minimale

Aktuale

Hoxhaj viziton bizneset në Drenas, premton 500 milionë euro ndihmë direkte për bizneset dhe 300 euro pagë minimale

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherëdh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka vizituar bizneset në Parkun e Biznesit në Drenas, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gjatë vizitës në kompaninë për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Wintech”, Hoxhaj tha se Plani i Rimëkëmbjes do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat po përballen bizneset si pasojë e pandemisë COVID-19.

Hoxhaj tha se në Planin e Rimëkëmbjes parashihet themelimi i fondit prej 500 milionë eurove për ndihmë direkte për bizneset, si dhe rritja e pagës minimale nga 170 euro në 300 euro.

Po ashtu, nga Drenasi Hoxhaj tha se si kryeministër do të sigurohet që të krijojnë lehtësira për ato biznese që planifikojnë të investojnë dhe të hapin vende të reja të punës.

“Sot e kisha kënaqësinë që ta vizitoj kompaninë “Wintech” në Parkun e Biznesit në Drenas, një ndërmarrje e cila prodhon dhe eksporton në Kosovë në tregun brendshëm, po edhe për tregun e jashtëm. Plani i Partisë Demokratike të Kosovës që ta rimëkëmbë ekonominë është që ta ketë një fond i cili përfshin vlerën prej 1 miliardë eurove i cili në formë të granteve do t’iu mundësojë kompanive tona që ta ndryshojnë teknologjinë që të kenë prodhime sa më cilësore që me këto prodhime të garojnë jo vetëm në tregun e brendshëm po edhe në tregun evropian. Natyrisht që ne mendojmë edhe për punëtorët dhe qëllimi jonë është që paga minimale e cila është 170 euro të rritet në 300 euro. Kjo është mënyra e vetme se si ne mund ta rimëkëmbim Kosovën, a rimëkëmbja e Kosovës fillon nga Rimëkëmbja e ekonomisë”, tha Hoxhaj.

Në Parkun e Biznesit në Drenas, Hoxhaj ka vizituar edhe fabrikën e dyerve “Behari”. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat