PZAP vërtetoi vendimin e KQZ-së për Kurtin, analisti nga Amerika e zbulon hapin e fundit

Aktuale

PZAP vërtetoi vendimin e KQZ-së për Kurtin, analisti nga Amerika e zbulon hapin e fundit

Nga: N. H Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:46
Albin Kurti

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garën zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV-së Albin Kurtin.

Lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Drilon Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Analisti nga Amerika, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar se pas këtij vendimi, partitë politike kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme për këtë vendim.

Kurse, ai tregon se Supremja ka tre ditë afat për vendimin e saj dhe pas atij vendimi, e deri më 31 janar, mbyllet edhe procesi i certifikimit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Drilon Gashi

Vendimi i sotëm i PZAP-it për listat zgjedhore nuk është hapi i fundit në proces. Partitë i kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme për këtë vendim. Pastaj, Supremja ka tre ditë afat për vendimin e saj. Pas atij vendimi, e deri më 31 janar, mbyllet procesi i certifikimit.

Vetëvendosje dhe partitë tjera le të ndjekin të gjitha rrugët institucionale. Kështu, vihen në detyrë të gjitha institucionet relevante dhe partitë, sidomos VV, mund të paraqesin argumentet e tyre.

Sado që institucionet janë të ndikuara nga politika, duhet të gjendet zgjidhja nëpërmjet tyre. Dhe qeveria e ardhshme (dhe të gjitha qeveritë pasuese) duhet të punojnë për shtimin e profesionalizmit dhe të pavarësimit të institucioneve. Që rregullat e lojës të jenë të drejta dhe të vlejnë për çdokënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat