Hoxhaj në Skënderaj premton rritje të pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës

Aktuale

Hoxhaj në Skënderaj premton rritje të pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:45
Skënderaj

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Skenderaj, ku bashkë me kryetarin e degës së kësaj partie, Sami Lushtakun dhe kandidatët për deputetë të kësaj zone.

Ata kanë zhvilluar takime me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj.

Hoxhaj me këtë rast ka premtuar përkujdesje të veçantë për këto kategori.

“Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori. Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat