Haradinaj: Përveç Atifete Jahjagës, të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë partiak

Aktuale

Haradinaj: Përveç Atifete Jahjagës, të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë partiak

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:08
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se përveç Atifete Jahjagës, të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë partiak.

Ai ka komentuar nominimin që partia e tij e ka bërë për president.

“Një rast e kemi pasur një president jopartiak, e që quhet presidente e zarfit dhe ka qenë Atifete Jahjaga. Madje e kam votuar. Kronologjia politike e pasluftës, del që liderët partiakë kanë qenë president të vendit, prej Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçi edhe tash Vjosa Osmani”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime” 

“Nuk është meritë apo faj i joni që sot jemi në zgjedhje për president. Ne sot i kemi 3 pozita vakante. Nuk kemi kryeministër, nuk kemi president e nuk kemi kryetar Kuvendi. Në këtë rast, AAK e ka nominuar  kandidatin e vet për president dhe natyrisht i kemi kandidu 109 të tjerë për parlament të Kosovës. Kjo është legjitime dhe krejt e moralshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat