Kënd e zgjedh Kusari Lila nga lista e AAK’së, kritika të ashpra për disa kandidatë

Aktuale

Kënd e zgjedh Kusari Lila nga lista e AAK’së, kritika të ashpra për disa kandidatë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:38
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për deputete në listën e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka zgjedhur disa deputetë të cilët do i votonte në listën e AAK’së.

Kusari Lila ka pasur kritika të ashpra për disa persona në listë. Ajo tha se nuk do i zgjedhte asesi Pal Lekajn dhe Selim Selimin.

“Pal më vije keq që jo. As për hajgare nuk e zgjedhi”, tha ajo.

Ndërkohë kritika më të mëdha pati për ish-ministrin Selimi i cili kishte propozuar Zonën Shenzen së bashku me ish-të dërguarin e SHBA’së, Richard Grenell.

“Selim Selimi, Shenzen e Shengeni. Ja pat huq shumë. Këtë nuk e votojë fare”, tha ajo.

“Dardan Islami ndoshta do të ishte interesant në Kuvend por do të jetë e vështirë sepse ai nuk është i Decanit.”, tha ajo.

Kusari Lila zgjodhi vetëm këta dy kandidatë:

Ahmeti Isufi.

Fatmir Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat