Haradinaj-Stublla uron sekretarin amerikan të Shtetit: Së shpejti edhe në NATO së bashku

Aktuale

Haradinaj-Stublla uron sekretarin amerikan të Shtetit: Së shpejti edhe në NATO së bashku

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar Sekretarin e ri amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një letre zyrtare dhe postimi ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën gjatë viteve të kaluara.

“Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar.” është shprehur ajo.

“Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku”, ka shtuar më tej ministrja Haradinaj-Stublla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat