Rritje e lehtë e numrit të rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë javët e fundit, situata vlerësohet stabile

Aktuale

Rritje e lehtë e numrit të rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë javët e fundit, situata vlerësohet stabile

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:16
Klinika Infektive

Në Kosovë javën e fundit po vazhdon të ketë një rritje të lehtë të rasteve aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 288 raste të reja me koronavirus, por vërehet një numër i lartë i testeve prej 1842.

Përveç rasteve të reja, gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 256 pacientë dhe janë regjistruar 5 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 5879.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik situatën po e vlerësojnë si të qetë dhe para rreth një jave orari i çarkullimit është shtyrë për 1 orë e gjysmë ndërsa puna e gastronomisë për 1 orë.

Situata nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale është dukshëm më e relaksuar javët e fundit. Por, problem për Kosovën mbetet ende sigurimi i vaksinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat