​Limaj tregon nëse Osmani mori vendim të duhur për t’iu bashkëngjitur Kurtit

Aktuale

​Limaj tregon nëse Osmani mori vendim të duhur për t’iu bashkëngjitur Kurtit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:46
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike të Kosovës e ka quajtur vendim të saj personal.

Ai ka thënë se Osmani ka analizuar veprimin e saj para se të merrte vendimin për të qenë lista e saj Guxo pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është vendim dhe qëndrim i saj personal. Është një vendim i rëndësishëm për jetën politike të Vjosa Osmanit.

Është vendim i saj. Se, a ka qenë i drejtë ose jo, besoj se Osmani ka bërë analizat e duhura”, është shprehur Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat