Dikur kundërshtarin më të madh, Limaj befason me fjalët për bashkëpunëtorin e Kurtit – ai ishte përgjakur rëndë

Aktuale

Dikur kundërshtarin më të madh, Limaj befason me fjalët për bashkëpunëtorin e Kurtit – ai ishte përgjakur rëndë

Nga: N. H Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:50
Gani Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje javë më parë ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ish-kryetari i Malishevës, Gani Krasniqi, figuron në listën e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Krasniqi do të bart numrin 9 në listën zgjedhor.

Mirëpo, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për ish-themeluesin e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Gani Krasniqi, e tani një nga njerëzit më të afërt të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka befasuar me një deklaratë.

Image
Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Gani Krasniqi

Dihet se Limaj dhe Krasniqi dikur ishin pjesë e PDK-së, mirëpo, vite më parë këta të fundit pas një mosmarrëveshje, kishte bërë që Krasniqi të largohej përfundimisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për vite të tëra, Limaj dhe Krasniqi nuk kanë pasur raporte, ndërsa, në Malisheva ata ishin kundërshtarë të ashpër ndaj njeri-tjetrit.

Mirëpo, përkundër gjithë këtyre, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se cilët politikanë e Vetëvendosjes do t’i votonte në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në mesin e kësaj pesëshe është edhe Gani Krasniqi.

Limaj ka thënë se nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje do të votonte këtë pesëshe të deputetëve: Avni Dehari, Gani Krasniqi, Liburn Aliu, Shqipe Selimi dhe Vasfije Krasniqi.

“Po bacin Gani, do ta votoja patjetër”, ka deklaruar Limaj, përcjell “Bota sot”.

Image
Gani Krasniqi

Gani Krasniqi tani është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të VV-së, Albin Kurti. Ndërsa, e jashtëzakonshme është fotoja e tij nga protestat e vitit 2015, ku ishte përgjakur rëndë nga Policia e Kosovës.

Krasniqi gjatë luftës në Kosovë, ka qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat