Kryeministri Hoti takon sindikalistët, zotohet se do të paguhet angazhimi shtesë dhe rrezikshmëria

Aktuale

Kryeministri Hoti takon sindikalistët, zotohet se do të paguhet angazhimi shtesë dhe rrezikshmëria

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar.

Kryeministri Hoti, pasi i dëgjoi ankesat dhe kërkesat e sindikalistëve, shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.

Ai u zotua para përfaqësuesve të sindikatave se Qeveria në detyrë do të paguaj të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë Covid -19.

Kryeministri theksoi se, shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat