Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani, këshilltari i saj publikon pamjet

Aktuale

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani, këshilltari i saj publikon pamjet

Nga: N. H Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:07
Vjosa Osmani

U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook, përcjell “Bota sot”.

Se Osmani është kërcënuar me jetë, një gjë të tillë e ka bërë të ditur, këshilltari Faton Peci.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Osmani që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.

Ja shkrimi i tij:

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohe te gjate që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat