Gecaj i ashpër ndaj këshilltares së Pacollit: Skena politike nuk ndryshohet duke u sorrollatë nëpër parti

Aktuale

Gecaj i ashpër ndaj këshilltares së Pacollit: Skena politike nuk ndryshohet duke u sorrollatë nëpër parti

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:15
Bajram Gecaj, Rehjan Vuniqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, është shfaqur i ashpër, me vendimin e ish-këshilltares së Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi, për t’ju bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

”Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall!”, është shprehur Gecaj në një reagim të tij në facebook.

”Nuk do ta shpikim ne as rrotën e as ujin e ftohtë! Ndryshimet bëhen si në të gjitha shtetet demokratike perëndimore, duke vepruar nga brenda, e jo të eksperimentohet në pafundësi me të ashtuquajturit “reformatorë”, të cilët/at e bëjnë skenën “lomsh” për hir të egos dhe urisë individuale për pushtet!”, thekson ai.

Mes tjerash në reagimin e tij, Bajram Gecaj tutje citon dhe deklaratën e sotme të Vuniqit ku bënte të ditur përkrahjen e saj ndaj Osmanit.

”Rejhane Vuniqi: ”Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë …””

Kujtojmë që Aleanca Kosova e Re garojnë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat