Glauk Konjufca: Qeveria e Kosovës dhe KQZ me votimet, thikë pas shpine diasporës! Luftën ndaj mërgatës, ata do ta paguajnë...

Aktuale

Glauk Konjufca: Qeveria e Kosovës dhe KQZ me votimet, thikë pas shpine diasporës! Luftën ndaj mërgatës, ata do ta paguajnë...

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:01
Glauk Konjufca

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufcanë një interviste ekskluzive për gazetën zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” ka thënë se pas zgjedhjeve te 14 shkurtit te këtij viti konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë dukshëm.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se moscertifikimi i 47 kandidatëve përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj lëvizjeje Albin Kurtin, po bëhet qëllimisht nga ana e KQZ e Valdete Dakës për eliminimin e politike dhe realizimin e apetiteve të miqve dhe njerëzve të PAN-it dhe Pronto-s.

Sipas z. Konjufca “Valdeta Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. Ne e dimë sikur edhe ndërkombëtaret se kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u certifikuar nga KQZ. Valdete Dakën nuk është duke e kërcënuar askush. Nëse vërtetë ajo ndjehet e kërcënuar, Valdetja është duke e kërcënuar nga Daka e cila nuk po respekton rregullat e KQZ-së dhe Kushtetueses. Me vendimin e fundit të KQZ-së u pa qartë për çka e pata fjalën javën e kaluar, kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. Shkurt e shqip, me këto lojëra të ndyra që po vepron Daka, sipas diktakteve nga jashtë, ajo po e ngulfat pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Pra, Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit…”

I pyetur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili proces ka mbetur në etër, në vazhdim z. Konjufca është përgjigjur se “Ky proces ka pasur defektet e veta substanciale të cilat ne i kemi artikuluar vazhdimisht, që kur ka nisur dialogu. E para, Kosova do ta përkujtojmë që kur ka shpallur pavarësinë dmth nga 17 shkurti i vitit 2018 deri në korrik te vitit 2010 e ka pasur një ngritje dhe konsolidim në arenën ndërkombëtare, ku shteti ynë mori hov duke u njohur dhe mbështetur nga vendet e shumta botërore si dhe organizata ndërkombëtare.

E përmenda aty korrikun e vitit 2010 qëllimisht se në atë periudhë ndodhi edhe verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli ne Hagë e cila i dha legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, gjë kjo që nuk ka kthim mbrapa. Ky vendim ka peshën e vetë të madhe madje historike, meqë është një vendim i një Gjykate Ndërkombëtare e cila është organ i OKB-së, vendim ky që duhet ruajtur si sytë e ballit. Dhe çuditërisht nga ky vit, për dy vite nga konsolidimi dhe përparimit në skenën ndërkombëtare, faktikisht dhe fatkeqësisht nisi një proces i pafavorshëm dhe unë mendoj prapakthyes në aspektin e shtetësisë së Kosovës me fillimin e negociatave me Serbinë. Kështu Kosova nisi të poshtëzen, duke zbehur pavarësinë me stagnimin e procesit të integrimeve bashkë me dështimin e lobimit dhe zhagitjen e dialogut që bëhej qëllimisht nga Serbia dhe këta tanët shkonin e vinin nga Prishtina ne Bruksel dhe anasjelltas që më shume bënin ekskursion dhe biznes, se sa punë.”

“Delegacionet tona maratonike në Bruksel dihet kush i udhëhiqte, atje para Vuçiqit bëheshin pule, kurse këtu në Prishtine gjela, trima duke dhenë deklarata në televizione, në mediat e tyre, se bëmë ashtu e kështu, që në fakt nuk bënë asgjë, përkundrazi dëmtuan demokracinë dhe integrimet e Kosovës nëse kemi parasysh mungesën e liberalizmit të vizave apo dështimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol etj. Pra, pse unë e konsideroj këtë proces të dialogut si negativ? Sepse u krijua një kornizë e negociatave në të cilën u sigurua që temat dhe aspektet që do të trajtohen brenda kësaj kornize të jenë krejtësisht çështje të brendshme të Kosovës. Pra aty u ngrit rregullimi territorial i Kosovës. Aty u bisedua dhe u ngritën si teme gjyqësor brenda Republike së Kosovës, sidomos në ato komuna të banuara me shumicë të popullatës serbe, ku Vuçiq synonte dhe u pozicionuan të pengonte rregullimin shtetëror të Kosovës. Derisa Beogradi dhe Vuçiq merreshin me serbët e Kosovës, Prishtina dhe liderët tanë duhej ta kushtëzonin Serbinë me Luginën e Preshevës ashtu që drejtat e pakicave që janë në Kosovë t’i kenë edhe shqiptarët e kësaj ane. Por kjo është vetëm njëra nga kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje!..” ka thënë Konjufca.

Glauk Konjufca ka thënë se kombi shqiptar në Luginë të Preshevës është pjesa më e harruar e kombit shqiptar dhe është fatkeqësi e madhe që kombi shqiptar në Luginë të Preshevës përballet me regjimin shtypës dhe të padrejtë serb i vetmuar dhe pa ndihmën e cila duhej të ishte më e fuqishme nga ana e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Lugina e Preshevës nuk e meriton këtë maltretim nga qeveritë e Kosovës. Ata u përdoren dhe po përdoren si kartë për fushata sa nga Beogradi po aq edhe nga Prishtina! Unë besoj se Serbia ka marr mësim nga Kosova se si të sillet sot me shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës të cilët sot janë viktime e politikave serbe antishqiptare dhe e spastrimeve etnike! Prandaj, rruga e Beogradit për në BE kalon përmes Preshevës dhe jo përmes Moskës!

Për më tepër, Konjufca ka shtuar se shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe më herët iu është premtuar nga pushtetarët e sotshëm që do të përfshihet si temë në gjitha negociatat. Mirëpo, sipas Konjufcës, shqiptarët e atjeshëm gjithmonë kanë qenë të mashtruar nga elitat politike me të cilat kanë negociuar me Serbinë.

Lidhur me Luginën e Preshevës njeriu numër dy i VV, z. Konjufca ka thënë se “duhet një bashkëpunim institucional i bashkërenduar i Prishtinës dhe i Tiranës për mbrojtjen e Luginës dhe për të penguar regjimin serb që të ushtroj atje politikat diskriminuese në punësim, arsim, në çështjen e identitetit kombëtar në çështjen e simboleve.”

Ndërsa, për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel në vazhdim Konjufca ka shtuar se “këto nenë vitet e fundit ishin dështim i këtij procesi.

Si në fillim me Edita Tahirin ashtu edhe më vonë me Isa Mustafës e Dacicin apo të fundit mes Hashim Thaçit dhe Vuçiqin zhvilluan takime koti, madje bisedime skandaloze që bënë fjalë vetëm për serbët e Kosovës që dikur ky proces i dialogut u nis si një dialog teknik, e dalëngadalë edhe politik duke synuar prekjen e integritetin territorial dhe fatkeqësisht që Lugina e Preshevës ishte injoruar plotësisht gati një decenie në këtë proces!

Thënë shkurt Lugina e Preshevës është anashkaluar qëllimisht, bile edhe me marrëveshje dhe gjentellmene. Pse, sepse Serbia i kishte vene kusht bashkësisë ndërkombëtare dhe Brukselit si dhe Hasim Thaçit se atë ditë që do të hapeshin bisedimet për Lugina e Preshevës, atëherë edhe do të cenohej integritetin i Serbisë territorial dhe kushtetuta e saj.

Thënë shkurt çështja e Luginës së Preshevës u reduktua dhe u censurua në Bruksel nga protagonistet e bisedimeve. Kurse këtu në Prishtinë ne brenda çështjes sonë të brendshme Presheva u përdor si kartë, u përdor për konsum medial madje edhe elektoral, siç po ngjet këtyre ditëve me një sërë premtimesh dhe programesh si nga PDK-së, ashtu edhe nga ana e LDK-së dhe sa herë që kane ardhur përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës ne Prishtinë, ata që i kanë pritur, ja kanë lyer kryet me akull, që të njëjtit lider, ju kujtohen deklarata e Thaçit, të cilët i quajti bashkëpunëtorë të Serbisë, pas heqjes se lapidarit te UCÇPMB-së.

Dhe gjitha këto takime mes qeverive apo ish-presidentit me liderët nga Presheva ishin bërë për reklamë, vetëm sa për me dal para kamerave, sepse të dy palët kanë ditur shumë mirë se nuk realizohen, këta tanët bën fushatë për vete, ata të juaj bënë fushatë për atje në Luginë. Por gjitha këto takime e bisedime ngelen vetëm premtime me fjalët me keqardhje që po diskriminohen shqiptarët apo ata duhet të jenë pjesë e dialogut e kështu me radhë që kurrë gjatë decenies së fundit nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Gazetarët duhet pyetur direkt qeverinë e Kosovës apo dikur presidentin Thaçi se a ekziston ndonjë dokument të shkruar apo marrëveshje që është trajtuar seriozisht Lugina e Preshevës në Bruksel, sigurisht se do ta thonë jo.”

Sipas Konjufcës “Kosova e ka pranuar pozicionin defanziv bile edhe defetist që Lugina e Preshevës nuk ka lidhje me Kosovë. Ky është pozicioni shumë i rrezikshëm që e ka pranuar qeveria jonë e mëparshme. Pra, që Kosova e ka kushtetutën e vetë, Kosova nuk është shtet i shqiptareve, por një vend multientik, s’ka çka me lyp me pretendime ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kur tërë kësaj ia shtojmë faktin se Kushtetuta e Ahtisarit në piken 1.3 që i ndalohet Kosovës pretendimet tjera, ka bërë edhe më shumë pasive delegacionet tona në mbrojtjen e kauzës së Luginës së Preshevës.”

Se sa ishte oferta serioze nga ana e Hashim Thaçit për këmbim territoresh, pse e kishin humbur Veriun e Kosovës apo kishte informacione se do të shkonte në Hagë dhe duhej ta linte një fjalë të mirë për Luginën?

Kësaj pyetje nënkryetari i VV në vazhdim për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” është përgjigjur se “Nëse bëhet marrëveshja me dhënien e Veriut në proporcion me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk kishin se si ta hapnin këtë derë kaq të rrezikshme, madje që meriton epitetin e tradhtisë kombëtare, pos kundërbalancues me një premtim që është në ajër, që është marrja e Luginës së Preshevës. D.m.th përmes dickafit që ata e shpiken si ballonin se ky plani tjetër real që ka ekzistuar në tavoline, të cilën e konfirmoi edhe z. Borell shef i politikës së jashtme të BE-së, para dy muajsh, ku tha se mua mu është prezantua projekti për ndryshimin e kufijve. Këtu ka një plan, siç duket që ka pasur disa dimensione: I pari, ka qenë këmbimi territorial me njohje nga ane e Serbisë, në anën tjetër ka qenë dhe prekja e statusit të gjykatës speciale dhe elementi tjetër ka qenë që krejt këtë pazar dhe ndoshta me amnesti të krimeve serbe në Kosovë, që në fakt amnesti nuk ka kërkund në botë për krime, por kishte përpjekje mos po mashtrohen që Prishtina bile të heq dorë nga padit ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid. Pra, gjitha këto elemente të marrëveshjes dhe të projekteve kanë qenë në tavolinën e negociatave dhe më në fund këto përpjekje ranë në ujë në ditën kur prokurori amerikan ja ndryshoi destinacionin e Hashim Thaçit, duke e kthyer mbrapa aeroplanin i cili gjendej rrugës për në Ameriken e Grenellit.

Lidhur me rolin e diasporën që bëri shumë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës si dhe injorancën e KQZ-së karshi mërgimtarëve, Glauk Konjufca në vazhdim ka deklaruar se “Unë mendoj se pushtetet politike, qeveritë që 19 vite, që qeverisin deri më 6 tetor 2019, kur fitoi VV nga ajo datë dhe këto ditë është shkalla më e lartë e pushtetit që është në ashpërsinë e skajshme, që mund të them se i ka shpall luftë mërgatës e cila na mbajtur me bukë para, gjatë dhe pas luftës. Pse thonë një fjalë qenin e keq e mbanë me bukë dhe të kafshon. Pse kjo hasmëri, kjo injorancë e pushtetit dhe qeverive të deritanishme ndaj mërgatës sonë, sepse për të mos u numëruar vota e diasporës pos 24 orëve para zgjedhjeve të se dielës. Votën e diasporës e kanë bërë me ju numëruar vetëm me 13 shkurt. dhe nëse ti e dërgon votën me 14 shkurt ditën e zgjedhjeve edhe pse ato janë deri ora 19 , ajo të djegët.

Pse mërgimtarët tanë të vetorganizohen dhe të aplikojnë për të votuar nëpër lokale private, klube e baraka duke pasur institucionet, shtetin, duke pasur konsullatat dhe ambasadat?! Në vend që diaspora jonë të votojnë nëpër konsullata e ambasada sikur veprojnë vendet evropiane vendet e civilizuara kjo gjë nuk ju mundësua mërgimtarëve tanë, a sheste ky injorim, diskriminim total nga ana e qeverisë se Kosovës nga KQZ-ja e Valdete Dakes?! Kjo nuk ndodhe askund në botë. Nëse Valdete Daka na paska shti n’gjynah kur e tha se “është bërë e lehtë ta sulmosh një nënë që s’e mbron asnjë parti..” a nuk është gjynah me ja vjedh apo djegur votën mijëra nënave shqiptare në diaspore që nuk i takojnë asnjë partie?! Ata e dinë fort mire se kujt i shkojnë 60-70 për qind të votave, prandaj i bëjnë këto lojëra të pista duke i vënë thikën pas shpine diasporës shqiptare!..”

Bisedën me kreun z.Konjufca nuk mundem ta mbyllim pa pyetur për fitoren e Bajdenit në krye te shtetit amerikan dhe pasojat e Trumpit dhe Grenellit ne Kosovë muajve te fundit.

Lidhur me humbjen e Trumpit dhe ardhjen e presidentit Biden në krye të shtetit amerikan, njeriu numër dy i VV z. Glauk Konjufca në intervistën për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka thënë se “Sot ne Kosovë nuk ke asnjë shqiptarë s’mund te gjesh ndonjë se është antiamerikan. Në fakt viteve të fundit krimi pasur antiamerikan, të kujtojmë disa lista të zeza në të cilat ishin emrat e disa liderëve dhe anëtarëve të partive të cilët sot po shtiren si proamerikan, kurse Uashingtoni ju kishte ndalur të fusnin këmbët në Amerikë. Desha të them me këtë se proamerikanë janë e krejt Kosova dhe tërë shqiptaria!” ka thënë Konjufca.

Se a priten tash e tutje ditë të bardha për Kosovën dhe shqiptarët me presidentin Bajden Konjufca në fund ka pohuar se “Natyrisht se po, sepse me Trump dhe Grenelit ishin lodhur edhe vetë amerikanët të cilët e ndëshkuan me votë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Kosovë. E mira është se Bajdenit është se ky ende e ka memorien e freskët nga lufta, krimet dhe gjenocidi serbë në Kosovë që detyruan amerikanët dhe NATO ta bombardojnë Serbinë. Fatkeqësisht këto bombardime të NATO-s kur erdhi Trump me ekipi tij u dënuan, për çka edhe nisën përplasjet tona të para jo me Amerikën por me Grennellin de Trumpin se na dukej se anonin gjithë kah Serbia dhe Rusia.

Bajden është i mirëseardhur si president jo vetëm për amerikanët, por edhe për Evropën dhe Ballkanin sepse më shumë se çdo amerikan e njeh Ballkanin dhe vuajtjet e shqiptarëve nga serbët. Por me ardhjen e Biden, gjërat morën të mbarë dhe lirisht mund të themi se Kosova sot merr frymë më lirshëm. Ne si shqiptarë Amerikën e njohim ndryshe, si Amerikën e Bushit të vjetër kur i ka thënë Millosheviqit në vitit 1992, se nëse shkel këtë vi të kuqe dmth në kufi mes Serbisë-Kosovës, aty kanë me rënë bomba mbi Serbi dhe pikë! Ne njohim Amerikën e Bill Clintonit, që kur u vranë familja Jashari dhe u masakruan mbi 60 veta, u martirizuan, kur Amerika mblodhi grupin e Kontaktit dhe u organizuan që me tetë mars me i ra Serbisë me bomba të NATO-ja dhe tash ardhja e mikut tonë Joe Biden president i Amerikës padyshim se pritet ditë të mirë, ditë të bardha jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë shqiptarët në Ballkan dhe padyshim njerëzimin në botë ku do të ketë paqe dhe siguri më të madhe në planin tonë!..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat