​Hoti: Gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve, më të prekur nga masat kundër pandemisë Covid-19

Aktuale

​Hoti: Gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve, më të prekur nga masat kundër pandemisë Covid-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:07
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.

Derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, kryeministri Hoti tha se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Kryeministri Hoti tha se, për subvencionimin e gastronomisë, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese dhe të ngjashme, qeveria ka ndarë 3 milionë euro, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën e përgjithshme prej 222 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat