Liri Loshi tregon një rrëfim personal për portretin e paragjykuar të Albin Kurtit

Aktuale

Liri Loshi tregon një rrëfim personal për portretin e paragjykuar të Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:23
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka treguar një rrëfim personal (familjar) për vlerësimin e figurës politike të Albin Kurtit.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij kishte paragjykime për Kurtin, por qëndrimi i saj duket se ka ndryshuar pas takimit online që e kishte mbajtur Loshi me Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Loshi e ka vlerësuar Kurtin si një “liberal të vërtetë dhe demokrat”, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rrëfimi im për portretin e paragjykuar të Albin Kurtit

Më ka bërë përshtypje një konstatim i zonjës Mimoza Kusari, e cila përshkroi demokracinë e brendshme të Vetëvendosjes duke e krahasuar atë me demokracinë e brendshme të LDK-së, me të cilën ajo ka bashkëpunuar më parë. Zonja Kusari erdhi në përfundim të argumentuar se demokracia e brendshme e Lëvizjes Vetëvendosje është pakrahasimisht më e avancuar se ajo e LDK-së.

Në këtë kontekst kam për të shtuar edhe një rrëfim personal - familjar për vlerësimin e figurës politike të zotit Albin Kurti.

Gjatë takimit tim të parë online me kandidatët për deputetë të listës së Vetëvendosjes, gruaja ime Minirja ishte me mua në dhomë. Unë nuk kam bërë humor kur kam thënë se ajo preferon Vjosa Osmanin. Por, kam neglizhuar t’u tregoj se deri në ditën kur u mbajt takimi ynë me Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë, Minirja gjithnjë ka dyshuar për prirjet autokratike të Albin Kurtit. Në atë takim, zoti Kurti mbajti një fjalim të shkurtër dhe përmbajtjesor. Në asnjë moment mesazhet që ai përçoi dhe toni i zërit të tij nuk reflektoi problemet që ai dhe Lista jonë ka me “ligjin”. Pasi përfunduam takimin, unë u ula në divan dhe pranë kisha Miniren. Rrinte e heshtur dhe nuk arrinte të më shikonte në sy.

“Minire! - i thashë, “a është autokrat Albini”.

Mezi ngriti kokën të më shihte në sy duke treguar kështu qartë ngurrimin për ta shfaqur mendimin.

“Pse më pyet”, më tha. “Sepse, ti sapo e dëgjove fjalimin e Albin Kurtit”, ia ktheva unë.

“Ishte fjalim i bukur, konciz dhe tepër spontan”, tha ajo.

“Fjala spontan i thashë nuk e përshkruan autokratin”, apo.

“Mbetet me u pa!” - tha ajo, duke rezistuar ta kënaq kundërshtarin e vet me përgjigjen e saktë që ai kërkon.

“Nuk mbetet hiç me u pa”, ia ktheva, “sepse ne sapo e pamë që ai është një liberal i vërtetë dhe demokrat.”

“Ta shohim”, tha përsëri ajo dhe shtoi: “Le të jetë ashtu”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat