Bulliqi takohet me ambasadorin Kosnett – tregon çka u diskutua në takim

Aktuale

Bulliqi takohet me ambasadorin Kosnett – tregon çka u diskutua në takim

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:31
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett.

Bulliqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ai këtë takim e ka zhvilluar në rezidencën e ambasadorit në Prishtinë.

“Sot gjatë ditës kam zhvilluar takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, në rezidencën e tij në Prishtinë. Gjatë takimit e informova ambasadorin me sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohemi si qeverisje e re komunale”, ka shkruar Bulliqi.

 pari i Podujevës ka treguar se “Në emër të Komunës së Podujevës e falënderova ambasadorin për ndihmën e SHBA-ve për komunën tonë përmes projekteve të USAID-it dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”.

Tutje, Bulliqi ka treguar se e ka informuar ambasadorin për situatën aktuale pas vërshimeve në këtë komunë dhe situatën politike në vend.

“Ambasadorin Kosnett e njoftova për gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19 në komunën tonë, poashtu edhe për situatën aktuale që jemi duke u ballafaquar me vërshimet e ditëve të fundit. Gjithashtu e informova ambasadorin për projektet që kemi planifikuar t’i realizojmë sivjet dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit. Me ambasadorin diskutuam edhe për situatën politike në vend”, ka shkruar Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat