Osmani e Kurti rrugëve të Malishevës

Aktuale

Osmani e Kurti rrugëve të Malishevës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Vjosa Osmanin e Albin Kurtin tashmë jemi mësuar t’i shohim bashkë në çdo anë të Kosovës.

Dyshja sot qëndruan në Malishevë, ku edhe takuan disa prej banorëve të kësaj ane.

Pas kësaj, Osmani tha se mikpritja me zemër në Malishevë është konfirmim i guximit për ndryshim dhe i vullnetit të madh për punë të mira.

“Në qytet e në fshat, në rrugë e në konakun e familjeve fisnike malishevase, fjalët tuaja u shndërruan në motiv e kërkesat tuaja bëhen udhërrëfim. Faleminderit Malishevë – gjithmonë kënaqësi të jem në mesin tuaj”, shkroi Osmani.

Ndryshe mbetet të shihet nëse listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i prijë Vjosa Osmani apo Glauk Konjufca.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat