Në prag të zgjedhjeve, rikthehet ideja e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Në prag të zgjedhjeve, rikthehet ideja e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Deklaratat e Ramush Haradinajt për një referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë po vazhdojnë të sjellin reagime të shumta.

Analisti Visar Xhambazi thotë se këto deklarata kanë të bëjnë me efektet elektorale.

“Ka një korrelacion mes ndërprerjes së bisedimeve dhe ngritjes së toneve nacionaliste. Këto tone thjesht nuk janë të rastësishme pasi jemi në fushatë zgjedhore dhe partitë shfrytëzojnë çdo mundësi për të përçuar mesazh te baza e votuesve”, tha për RTV Dukagjinin, Visar Xhambazi.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se pa një zgjidhje të problemit me Serbinë nuk mund të bëhet bashkimi me Shqipërinë.

“Pa u zgjidh problemi me Serbinë nuk mund të shtrohet çështje e bashkimit të Shqipërinë. Unë mendoj se sot detyrë mbi detyrat për të gjithë ata që dëshirojnë ta çojnë Kosovën drejt bashkimit me Shqipërinë është zgjidhje e problemit me Serbinë”, deklaroi Valon Murati.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi mund të vazhdojë sapo te krijohen kushtet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat