Gjoshi i PDK-së: Supremja tejkaloi kompetencat me vendimin për Zafir Berishën

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Supremja tejkaloi kompetencat me vendimin për Zafir Berishën

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:22
Betim Gjoshi

Ish-përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi, ka thënë se Gjykata Supreme kishte tejkaluar kompetencat e veta kur mori vendimin në rastin e Zafir Berishës në vitin 2017, duke i lejuar atij të kandidonte në zgjedhje për kryetar të Prizrenit.

Supremja atëbotë kishte thënë se KQZ-ja nuk ka të drejtë të decertifikojë Berishën, ani pse ai ishte ndër kandidatët që ishte dënuar me aktgjykim të prerë nga gjykata në tri vitet e fundit.

Ai ka folur për vendimin e PZAP-it për të mos certifikuar kandidatët që kanë probleme me ligjin, përfshirë edhe bartësin e listës së VV-së, Albin Kurti. VV-ja e AAK-ja kanë qenë ndër partitë që janë ankuar sot në Supreme.

“Si politikan nuk më bën përshtypje se kush është në listën zgjedhore, por jam i shqetësuar me atë se çfarë relacioni kanë njerëzit me rendin dhe ligjin, e sidomos ata që pretendojnë me drejtu këtë vend ose pretendojnë me fitu poste publike. Në rastin konkret e kemi parë se si ka ardhur deri te presioni me një vendim të Gjykatës Supremes të vitit 2017, që nëse merren inçizimet e asaj kohe kishin deklaruar se si Supremka me vendimin që mori atëherë, i ka lejuar gjithë qytetarëve të jenë kandidatë për deputetë edhe kriminelëve serbë që kanë mundur të kryejnë krime në Kosovë. Kam qenë i shqetësuar dhe kam qenë në ekurën e secilit në KQZ, përfshirë edhe zonjës Valdete Daka. Gjatë kohës sa kemi punuar bashkë, kam pasur ndoshta mospajtime, por kam qenë i shqetësuar kur filluan kërcënimet ndaj saj. Partitë që kanë mendësi totalitare, e që i takojnë shekullit të kaluar, nuk kanë vend në Kosovë”, ka deklaruar Gjoshi në Desk.

“Vendimi që e ka marrë në vitin 2017 Supremja, është objekt trajtimi edhe nga vet Kushtetuesja. Edhe ajo ka treguar se Supremja në atë kohë nuk ka pasur të drejtë. Supremja nëse respekton ligjin, Kushtetutën, duhet të vërtentonte vendimin e PZAP-it që ka marrë kësaj radhe, duke marrë parasysh se edhe vet kryetari i PZAP-it vjen nga radhët e gjyqtarëve të Supremes. Rasti i vitit 2017 për mua është i dyshimtë. Po të kishte ekzistuar një prokuror normal në atë kohë do të merrej me atë rast. Vet kam kërkuar në atë kohë si pjesë e KQZ-së të di si erdhi te vendimi. Supremja kaloj kompetencat e veta që i kishte. Ata merren me interpretim të Kushtetutës. Janë munduar të zëvendësojnë Kushtetuesen. Nuk kishte atëherë kush ta sfidonte. Erdhi viti 2019 dhe u trajtua e u hudhë poshtë si e padrejtë edhe ajo pjesë e vendimit të Supremes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat