Dushi: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar gjithçka

Aktuale

Dushi: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar gjithçka

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:27
Florian Dushi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje për personat të cilët kanë aktgjykim të formës së prerë, ka sqaruar gjithçka.

Ai në Desk, ka thënë se duke respektuar vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, ish-deputeti Etem Arifi është certifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e vitit 2019, por sipas tij, kur shihen aktgjykimet tash vërehet se njëjtë janë certifikuar edhe Albin Kurti dhe të tjerët.

“Duke pasur precedentin penal, janë certifikuar dhe kanë qenë pjesë e Kuvendit ngjashëm në kundërshtim me ligjin sikur Etem Arifi. Por çka ka ndodhur me aktgjykimin e Kushtetueses, unë mund të them se ka sqaruar gjithçka madje edhe atë çfarë Gjykata Supreme ka bërë”, ka thënë ai.

Dushi ka thënë se “Gjykata Supreme nuk ka pasur të drejtë në atë kohë se se janë edhe një numër tjetër i dispozitave kushtetuese që e rregullojnë në mënyrë më specifike aspektin e zgjedhjes sidomos të drejtës për t’u zgjedhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat