Analisti: Kjo që po ndodh në Kosovë, jonormale! Vjosa Osmani humbi zgjedhjet

Aktuale

Analisti: Kjo që po ndodh në Kosovë, jonormale! Vjosa Osmani humbi zgjedhjet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:42
Vjosa Osmani

Analisti Ilir Ibrahimi, i ftuar në Çim Peka LIVE, e nisi analizën e tij duke u ndalur te figura e Vjosa Osmanit.

“Nëse shohim qëndrimin e zonjës Osmani ndaj partisë së vet, kjo nuk është gjë e re. Ajo ka pasur qëndrime të kundërta prej 4-5 vitesh,” tha Ibrahimi.

Sipas tij, Abdullah Hoti ka qenë më i suksesshëm se Vjosa Osmani. “Zonja Osmani ka marrë më pak vota si përqindje në vitin 2019 se LDK-ja në vitin 2017,” tha ai.

“Në asnjë vend nuk mund të dalësh kundër kryeministrit tënd dhe të bësh fushatë aktive kundër tij,” deklaroi Ibrahimi.

Më pas ai u ndal te marrëveshja në SHBA.

“Mos të harrojmë se administrata e Trump ishte e para që pranoi të takonte zyrtarisht zotin Kurti. Ky i fundit e ka humbur një shans të artë që iu dha. Në këto momente kur partia po shkon drejt këtyre sfidave të mëdha, zonja Osmani vendosi të shkojë me zotin Kurti. Të mos harrojmë se LDK-ja është partia që ka mbajtur relacione me SHBA. Ne e dimë se si kanë përfunduar politikanët që kanë sfiduar administratën amerikane. Ne nuk mund të sillemi si kapadai në një shtet që është i varur 100 përqind nga SHBA,” tha Ibrahimi.

“Kjo që po ndodh në Kosovë është jonormale. Nuk ndodhin ndryshime kaq të mëdha në një kohë të shkurtër pa asnjë arsye të fortë pas saj. Zoti Kurti e ka përdorur në mënyrë perfekte pakënaqësinë ndaj qeverisjes deri tani. Ai po e përdor mesazhin që në këtë vend nuk është bërë asgjë, çka nuk është e vërtetë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat