Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

Aktuale

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:48
Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën

Për një periudhë të shkurtër as një mujore, tri ngjarje të rënda, krim në familje kanë tronditur opinionin e Kosovës.

Sot dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albertin.

Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi më 30 dhjetor në familjen Zuka në Pozheran, ku një burrë vrau bashkëshorten dhe dy djemtë e tij e më pas edhe veten.

Shokues për Kosovën ishte edhe vrasja e një burri në Prizren nga djali i tij.

Si ndodhën këto ngjarje:

Një vrasje ka ndodhur sot në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. I qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi. Ai dyshohet se është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugen ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thonë Policia.

Por, burime të sigurta kanë konfirmuar se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari Skënder Krasniqi, babai i viktimës.

Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

Vrasja e katërfisht në Viti

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur më datën 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Djali vrau babën me thikë në Prizren

Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është intervistuar një dëshmitar, i cili e ka parë ngjarjen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen", ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes. Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat