Vjosa Osmani, bisedë live me nënën e Rita Orës/ Kjo është arsyeja e diskutimit

Aktuale

Vjosa Osmani, bisedë live me nënën e Rita Orës/ Kjo është arsyeja e diskutimit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:52
Vjosa Osmani, Vera Ora

Prijësja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani ka njoftuar se për një javë do të lidhet live në Instagram me shumë personazhe të njohura për të bashkëbiseduar.

Osmani ka zgjedhur që sonte ta fillojë këtë me nënën e këngëtares së njohur, Rita Ora, Verën.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes ka thënë se duke filluar nga ora 21:30, ajo do të bisedojë me Vera Orën për shëndetin mendor, muzikën, modën, rininë.

“Duke filluar nga sonte, do takohemi çdo natë për një javë në InstaLive. Me disa nga personazhet tuaj më të dashur ku do të flasim për shëndetin mendor, muzikën, modën, rininë, mërgatën, barazinë gjinore, e tema të tjera që i kemi përzemër. Fillojmë sonte në ora 21:30 me Vera Ora. Na ndiqni në profilin në Instagram: @vjosa.osmani. Shihemi pas pak”, shkruan Osmani.

Ajo gjithashtu sot gjatë ditës ka vizituar edhe Malishevën, ku ka takuar familje të cilat i ka falënderuar për pritjen.

“Mikpritja me zemër në Malishevë është konfirmim i guximit për ndryshim dhe i vullnetit të madh për punë të mira. Në qytet e në fshat, në rrugë e në konakun e familjeve fisnike malishevase, fjalët tuaja u shndërruan në motiv e kërkesat tuaja bëhen udhërrëfim. Faleminderit Malishevë – gjithmonë kënaqësi të jem në mesin tuaj”, shkruan Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat