Selmanaj thotë se është çështje ditësh vendosja e marrëdhënieve bilaterale me Izraelin

Aktuale

Selmanaj thotë se është çështje ditësh vendosja e marrëdhënieve bilaterale me Izraelin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:48
Driton Selmanaj

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë që përfitimet për Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit janë shumë më të mëdha se përfitimet që i merr Serbia.

Selmanaj në Rubikon, theksoi që është çështje ditësh vendosja e marrëdhënieve bilaterale me Izraelin.

“Njohja nga Izraeli ka ndodhur 12 minuta pas telefonatës që e kemi marrë dhe është çështje ditësh, ku do të vendosim marrëdhënie bilaterale diplomatike”.

“Ka qenë ndër aktet më të mira dhe më historike për Kosovën, sepse po flasim për një njohje kualitative dhe shumë cilësore për shtetin e Kosovës”.

“Kosova duhet të ketë qasjen e saj pragmatike dhe unë jam i bindur që edhe shtetet mike të Kosovës që janë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk i lëshohen në qafë Kosovës për vlerësime të tilla, sepse ne shikojmë interesat tona strategjike. Kosovës raportet speciale me SHBA-të nuk mund të ia mohojë askush”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat