Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

Aktuale

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:55
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se vaksinimi anti-Covid në Kosovë do fillon në muajin shkurt.

Hoti ka thënë se vaksinimi do fillon nga muaji shkurt dhe nuk është i detyrueshëm, ai thotë se do merr edhe vet vaksinën anti-Covid.

“Në shkurt fillon vaksinimi, sigurisht që nuk është i detyrueshëm, ne jemi të gatshëm të fillojmë me vaksinimin dhe të përfundojë diku ka marsi ose prilli për grupmoshat që janë më të ndjeshme, në mënyrë që t’i kthehet këtij vendi normaliteti”, tha Hoti.

“Sigurisht që po, nëse duhet të jap shembull për atë, ne kemi një prioritet”, tha Hoti.

Hoti tha se Qeveria e Kosovës ka ndarë të gjitha mjetet e nevojshme për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat