Ramush Haradinaj tregon a do të ketë bashkëqeverisje me LVV-në

Aktuale

Ramush Haradinaj tregon a do të ketë bashkëqeverisje me LVV-në

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:38
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur interesim për të bashkëqeverisur me Vetëvendosjen, pasi nuk synon postin e kryeministrit, por atë të presidentit.

Haradinaj ka thënë se për dallim nga herat tjera, në këto zgjedhje garon për president dhe jo kryeministër.

“Shikoni, dallon gara, se është e vërtetë se është risi, sepse u tha që është hera e parë që garoj për president, nuk kam garuar ndonjëherë. Unë gjithmonë kam garuar për kryetar qeverie, kam arritur të bëhem në dy raste, herave tjera jo, nejse në disa zgjedhje s’kam qenë këtu, kam qenë nëpër Haga, ku janë edhe bashkëluftetarë tjerë. Kësaj here shkoj drejt edhe sinqertë, pra nuk e mashtrojë opinionin as forcat politike”.

“Në rast të një marrëveshje Aleanca nuk synon kryetarin e Qeverisë, nuk synon ndonjë përgjegjësi, synon presidentin edhe pjesëmarrjen në Qeveri, bashkëqeverisje. Nuk e di kush do t’i fitojë zgjedhjet, ne po punojmë, zor e kanë t’i fitojnë, rritje do të kemi si Aleancë, do të vërtetohet në këto zgjedhje dhe jemi të interesuar të bashkëqeverisim. Tash nuk po hi t’i kundërshtojë partitë tjera, tash pak është risi, ndoshta ju duket q po i ruaj të gjithë por nuk e di që jam duke e sulmuar ndonjë parti tjetër”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat