Haradinaj: Moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Aktuale

Haradinaj: Moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:52
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryatari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kundërshtuar lënien jashtë garës zgjedhore të Albin Kurtit.

“Nuk është tregues i mirë për një demokraci nëse liderit të opozitës nuk i lejohet kandidimi në zgjedhje”, tha ai 

Haradinaj thotë se shumë vende të zhvilluara nuk kanë mundur të zbatojnë kritere të tilla për kandidimin në zgjedhje.

“Kur unë e lexoj në gazeta se Putini nuk ia lejon opozitarit kandidimin në zgjedhje, menjëherë mendoj se ai vend është diktaturë. Unë habitem se si në Kosovë kemi arritur në këtë situatë kur liderin e opozitës nuk e lejojmë të garoj në zgjedhje”, tha ai

I pari i AAK-së thotë se Kosova është demokraci e re dhe nuk është mirë të bëjë pengesa të tilla për garimin në zgjedhje.

Haradinaj thotë se nuk ndjehet mirë nëse dikujt i ndalohet gara.

“Unë jam që AAK ta mund zotin Kurti në zgjedhje”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat