KDI: Kosova ka ngecur në luftimin e korrupsionit

Aktuale

KDI: Kosova ka ngecur në luftimin e korrupsionit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:42
KDI

Kosova ka ngecur në luftimin e korrupsionit. Ky është vlerësimi që ka dhënë organizata ndërkombëtare “Transparency International” në indeksin për perceptimin e korrupsionit për vitin 2020 në Kosovë, të gjeturat e të cilit u shpalosen nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Adelina Hasani nga KDI ka bërë të ditur se Kosova nuk ka shënuar përparim në luftimin e korrupsionit gjatë vitit të kaluar duke mbetur në 36 pikë, aq sa kishte në vitin 2019.

Në këtë raport konfirmohet vazhdimi i stagnimit në luftën. Për dy vite Kosova shënon 36 pikë, dukë zënë pozitën 104, të cilën e ndanë me Shqipërinë, Tajlandën, Algjerinë. Shtetet e Ballkanit kanë stagnuar në luftimin e korrupsionit dhe ato kanë mbetur në pikë të njëjta, përjashtim këtu vetëm Shqipëria që ka ndryshim të pikëve”, ka thënë ajo.

Numri më lartë i pikëve në renditjen e Transparency International është 100 pikë, nëse në një vend nuk ka aspak korrupsion. Ndërsa me 0 pikë vlerësohet një vend, i cili është tërësisht i korruptuar.

Kurse Florent Spahija po ashtu nga KDI ka thënë se Indeksi i perceptimit të korrupsionit nuk dallon prej viteve të tjera në kuptimin global. Sipas tij, korrupsioni vazhdon të jetë problem global.

“Janë të përfshira 180 vende, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë. Vendin e fundit e ndajnë vendet si Somalia, Koreja Veriore... 120 shtete kanë më pak së 20 pikë që është shqetësuese. 132 shtete kanë mbetur në pikë të njëjta. Në 22 shtete është shënuar rënie”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat