Policia e Kosovës e ktheu në kufi një tjetër zyrtar serb

Aktuale

Policia e Kosovës e ktheu në kufi një tjetër zyrtar serb

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u ndalua të hyjë sot në Kosovë. Kjo zyrë thotë se atij iu ndalua hyrja pa ndonjë shpjegim.

“Në cilësinë e ndihmësit të drejtorit të Zyrës, i ngarkuar me mbrojtjen ligjore, mbështetjen për vetëqeverisjen lokale dhe çështjet pronësore dhe juridike, Popoviq u ndalua të hyjë në pikëkalimin administrativ të Jarinjes”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet, ishte planifikuar që Popoviq ta vizitonte Mitrovicën e Veriut.

“Anëtarët e Policisë së Kosovës ndaluan Popoviqin në pikëkalim dhe e informuan atë pas gjysmë ore se nuk është lejuar të hynte në Kosovë dhe Metohi. Zyra për Kosovë dhe Metohi tregon se të mërkurën ka një shkelje të re të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe kështë e qartë se kjo po bëhet për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë dhe Metohi, fushata anti-serbe e institucioneve të përkohshme në Prishtinë është intensifikuar, por kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Tutje, thuhet se për këtë, Serbia se do t’i informojë ndërmjetësuesit në dialog.

Kohët e fundit, Kosova i ka shtuar ndalesat për vizitat e zyrtarëve serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat