Koci: Nëse policia do ta bënte këtë gjë, do të evitohej vrasja e Albert Krasniqit

Aktuale

Koci: Nëse policia do ta bënte këtë gjë, do të evitohej vrasja e Albert Krasniqit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:47
Arianit Koci

Albert Krasniqi është vrarë dje rreth orës 17:00 nga babai i tij Skender Krasniqi.

Alberti u përfol në media se ka qenë i kërkuar nga policia për dhunë në familje.

Për këtë, avokati Arianit Koci, i ftuar në Frontal, tha se po të punonte policia si duhej, vrasja do të evitohej për shkak se Alberti tani do të ishte në paraburgim.

“Jam shumë i pakënaqur me punën e policisë, nëse ka ndodhur dhuna në familje pse mos me arrestu atë. Nëse policia do të punonte si duhej kjo do të evitohej, ai do të ishte në paraburgim. Nuk e di nëse Alberti ka qenë në Prishtinë, unë nuk e kam parë kohën e fundit atë. Ai mund të mbyllet në një podrum dhe policia të mos ta gjejë. Por nëse ka qenë në Prishtinë e nuk e kanë arrestuar, është shumë keq”, ka deklaruar ai.

Koci ka thënë se me një hetim serioz mund të kuptohet nëse vrasja ka qenë aksidentale ose jo.

“Viktima ka një precedent penal. Ka indikacione që ka qenë problematik, por duhet të shihet a ka qenë aksident apo si ka ndodhur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat