Për një javë, Policia gjobiti mbi 4 mijë qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Aktuale

Për një javë, Policia gjobiti mbi 4 mijë qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109.

Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit, Policia e Kosovës në tërë territorin e vendin ka shqiptuar çdo ditë gjoba, qytetarëve të cilët e kanë shkelur ligjin antiCOVID-19, ku gjithsej për një javë janë shqiptuar plotë 4 mijë e 214 gjoba.

Kështu thonë të dhënat e publikuara çdo mëngjes në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndryshe, IKSHPK në vazhdimësi bën thirrje për respektim të masave antiCOVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat