Ndizet alarmi, ish-agjenti: Ja si po përgatitet tereni për anulimin e votave të diasporës

Aktuale

Ndizet alarmi, ish-agjenti: Ja si po përgatitet tereni për anulimin e votave të diasporës

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:52
Ilustrim

Kësaj radhe duket se është një mobilizim edhe më i madh i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, votimet e tyre mund të anulohen, pasi që ka vonesa të dërgesës me postë.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar këtë situatë, e cila mund, sipas tij, mund të sjellë dhunë.

Miftari përmes një postimi në Facebook, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku flitet për vonesat e postës, thotë se është duke u përgatitur një skenar për manipulimin dhe anulimin e votave.

Reagimi i Miftarit:

LVV ti bojkotoj zgjedhjet do të ketë manipulim të tyre PDK, LDK, Serbska... nuk e lëshojnë pushtetin

Si po përgatitet tereni nga KQZ e sekserë të Hashimit, Kadriut, Isës Valdete Dakës dhe pushteti PDK-LDK... për ti anuluar të gjitha votat e mërgatës me 14 shkurt.

Po arsyetohen deri se kinse dy muaj po vonohen letrat, çdo tentim të manipulohen dhe falsifikohen zgjedhjet e drejta do të sjell kësaj radhe dhunë të pa parë gjerë sot.

A do ti ndodh Kosovës skenar i ngjashëm sikur Shqipërisë më 1997, vendosni ju?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat