Prindërit ankohen se profesoresha e filozofisë po shkon në fushatë gjatë orëve të mësimit

Aktuale

Prindërit ankohen se profesoresha e filozofisë po shkon në fushatë gjatë orëve të mësimit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:57
Arjeta Fejza

Përkundër vendimit të MASHT-it që ora mësimore të zgjasë 30 minuta gjatë pandemisë, në Gjimnazin Frang Bardhi me urdhër tê drejtoreshës Zybejde Gogoli Latifi, ora mësimore zgjat 40 minuta. Kështu ka bërë të ditur  një prind që ka fëmijët në këtë shkollë.

Ky prind ka thënë se, në po të njëjtin gjimnaz nxënësit humbin mësim shkaku i fushatës parazgjedhore.

“Profesoresha e filozofisë  në këtë shkolle Arjeta Fejza, kandidate për deputete në VV, humb orë të tëra duke mbajtur fushatë parazgjedhore të cilat edhe i poston në faqen e vet në FB me datë e kohë të saktë mu në kohën kur është dashur të jetë në mësim. Fëmijët tanë po humbin mësim për qëllime politike të profesorëve të kësaj shkolle përderisa drejtoresha e shkollës në fjalë e kalon në heshtje edhe këtë hap duke thyer rregullat”, tha ku prind  i cili është qytetarë nga Mitorvica.

Madje, ai ka hedhur akuza edhe më të renda në drejtim të drejtoreshës së shkollës.

“Gjatë gjysëmvjetorit të parë, e njëjta drejtoreshë ka fshehur vazhdimisht numrin e saktë të të infektuarve me Covid si nga ana e nxënëseve po ashtu nga ana e profesorëve. Lidhur me parregullsitë e kësaj shkolle dhe manipulimet e njëpasnjëshme që rrjedhin nga kjo drejtoreshë ,kjo shkollë vlen shumë të hetohet , të publikohen.

Mediat nuk kanë mundur të sigurojë një kontakt me drejtoreshën e shkollës për të marrë një prononcim. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat