Historike: Të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

Aktuale

Historike: Të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:55
Meliza Haradinaj-Stublla

Kosova dhe Izreali do të hyjnë të hënën e 1 shkurtit në një etapë të re historike duke nënshkruar kështu formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se formalizimi do të bëhet me një ceremoni virtuale.

Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.  Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat