Kërkohet ligj i veçantë për diasporën - mund ta ndryshojë ekonomikisht Kosovën

Aktuale

Kërkohet ligj i veçantë për diasporën - mund ta ndryshojë ekonomikisht Kosovën

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:05
Ilustrim

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi po kërkon që për diasporën të bëhet një ligj i veçantë.

Sipas tij, specifika e Kosovës është lidhja e fuqishme me diasporën.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se diaspora mund ta ndryshoj ekonomikisht Kosovën.

Prandaj, shton se vullneti është i madh dhe ky vullnet duhet të materializohet.

Postimi i plotë:

Diaspora duhet të definohet me ligj si aseti kryesor i Republikës së Kosovës. Kosova duhet ta këtë Ligjin e veçantë për diasporën.

Secili popull ka specifikat e veta. Specifikë e jona është lidhja e fuqishme e diasporës me atdheun.

Me një koordinim dhe bashkërenditje të mirëfilltë, diaspora mund ta ndryshojë ekonomikisht Kosovën.

Vullneti është i madh dhe në duhet të bëjmë gjithçka që ky vullnet të materializohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat