Nuk është Albin Kurti, por Loshi ai që kërkon debat me Enver Hoxhajn

Aktuale

Nuk është Albin Kurti, por Loshi ai që kërkon debat me Enver Hoxhajn

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:09
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, disa herë ka ftuar në debat televiziv liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Madje, Hoxhaj, me padurim është duke e kërkuar një debat të tillë, ku ka filluar edhe të sulmoj, por që e din se fuqia e tij politike, nuk mund të matet me Kurtin.

Megjithatë, ai thotë se Kurtin do ta fuste në xhep.

Por, Kurti këto akuza dhe ftesa për debat është duke i marr në heshtje.

Ai nuk dëshiron të debatoj me pretendentin për kryeministër të PDK-së.

Megjithatë, nga partia e Kurtit, është dikush që kërkon debat me Hoxhajn.

E ai është kandidati për deputet i LVV-së, Liri Loshi.

“Nëse është fjala për debat unë do ta zgjedhja Enver Hoxhajn e PDK-së”, shkruan Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat