Hoti: Të hënën formalizohen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Aktuale

Hoti: Të hënën formalizohen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:40
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se të hënën Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit.

 Ai ka shkruar edhe se “ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”,

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.

Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit.

Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.

Shtëpia nuk mbahet pa miq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat