Kjo është kandidatja e LDK-së për deputete që denoncoi takimet sekretet të Thaçit, profesori ndërkombëtar zbulon të pathënat

Aktuale

Kjo është kandidatja e LDK-së për deputete që denoncoi takimet sekretet të Thaçit, profesori ndërkombëtar zbulon të pathënat

Nga: N. H Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:36
Hashim Thaçi

Alma Lama i është rikthyer garës për deputete të Kuvendit të Kosovës. Kësaj radhe në listë të LDK-së.

Ajo kishte qenë edhe pjesë e Vetëvendosjes më herët, e pastaj kandidate e pavarur.

Për ish-deputeten Lama, profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka thënë disa fjalë.

Image
Alma Lama

Bytyçi tregon se ishte pikërisht ish-ambasadorja Lama, ajo që denoncoi takimet sekrete të presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, në Romë për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja që Thaçi ndëshkoi politikisht e financiarisht.

“Ajo e la mandatin e deputetes pasi presidenti Thaçi e emëroi ambasadore të Republikës së Kosovës në Itali. Por u lirua nga kjo detyre po nga Hashim Thaçi. Arsyeja? Denoncoi takimet sekrete të presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, në Romë. Kjo u bë shkak që të ndëshkohet politikisht e financiarisht. Hakmarrja e Hashimit e la thuajse të pa punë gati dy vite”, ka shkruar mes tjerash ai.

Në fund, Bytyçi ka bërë thirrje që të votohet kandidatja e LDK-së, Alma Lama.

Ja shkrimi i Bytyçit:

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Alma Lama është kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo ishte zgjedhur para disa vitesh deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është hera e dytë që kandidon për këtë subjekt politik.

Ajo e la mandatin e deputetes pasi presidenti Thaçi e emëroi ambasadore të Republikës së Kosovës në Itali. Por u lirua nga kjo detyre po nga Hashim Thaçi.

Arsyeja? Denoncoi takimet sekrete të presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, në Romë. Kjo u bë shkak që të ndëshkohet politikisht e financiarisht. Hakmarrja e Hashimit e la thuajse të pa punë gati dy vite.

Kjo është arsyeja pse do t’u bëj thirrje votuesve të LDK-së që ta votojnë Alma Lamën si deputete. Ata do t’i bëjnë Kosovës një shërbim të madh, nëse votojnë kandidatët që kanë mbrojtur territorin e Kosovës nga Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama duke rrezikuar karrierën dhe luksin e të qenit ambasador!

Ky është rasti i Alma Lamës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat